Tifozët e Manchester United ishin shumë të lumtur në merkaton e janarit kur Alexis Sanchez la “topçinjtë” për t’iu bashkuar “djajve të kuq”, por paraqitjet e kilianit deri më tani nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.

Përpos kësaj së fundmi janë zhbuluar edhe disa prapaskena, me Marcos Rojo i cili nuk ka dashur që sulmuesi t’i bashkohet Manchester United.

“Reagimi im i parë ishte ‘jo atë”,- tregoi Roho për ‘TyC Sports’, duke pranuar se rivaliteti mes kombëtares argjentinase dhe asaj kiliane kishte ndikuar në këtë lloj qëndrimi. “Alexis është një lojtar i madh, por në fushë nuk ishim mësuar të ishim shokë. Kur United luante me Arsenalin apo në Kombëtare, unë e shkelmoja mirë atë dhe ai më shkelmonte mua. Edhe e shaja, ndërsa ai më përgjigjej njëlloj. Kur mësova se do të vinte te ne, reagimi im ishte shumë negativ”.

Mbrojtësi pranon se që në fillim, Jose Mourinho ishte siguruar që mes të dyve të mos kishte përplasje. “Ai më tha ‘do të firmosim me Alexis, nuk dua që ta thyesh në mes që në stërvitje e parë nesër’ dhe më pas qeshi”, tregoi Rojo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb