Fernando Santos është një hap larg divorcit me Portugalinë. Dështimi në Botërorin e Katarit ka bërë që të dyja palët të bien dakord për prishjen e kontratës, sipas asaj që shkruan A Bola.

Me interes të madh pritet të mësohet se kush do ulet në pankinën e luzitanëve. Në këto momente që flasim nuk ka akoma ndonjë emër konkret, por menjëherë pas ndërrimit të viteve në skenë mund të dalin hipotezat e mundshme.

Santos numëron 109 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë 2.06 pikë për ndeshje. Santos u zyrtarizua në Portugali saktësisht me 23 shtator, në vitin 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: