TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu premton se do të bëhet gjithçka për të mbrojtur bluzat e bardha. Në një postim në “Facebook”, ajo tregon se ka komunikuar me mjekun infeksionist të Spitalit Rajonal të Durrësit që u shëruar nga koronavirusi duke u shprehur e kënaqur me rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve që kanë rezultuar me COVID-19.

“Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese.
Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha❗️
#MeMjekëtDheInfermierët ?#COVID-19
#BashkëJaDalim”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu Fb
Manastirliu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: