Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka qenë sot e pranishme në ceremoninë e prezantimit të forcave Shqiponja në Elbasan.

Në një mesazh të shkurtër në ‘Facebook’, e sapoemëruara ministre Arsimi thekson se Shqiponjat do të jenë një skuadër shtesë për rritjen e sigurisë në shkolla, rrugë e kudo.

“Ceremonia e prezantimit të forcave SHQIPONJA në DVP Elbasan, një skuadër shtesë për rritjen e sigurisë dhe për të qenë një shërbim i përditshëm në terren më afër komunitetit, në shkolla, në rrugë e kudo”, shkruan ministrja Kushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb