Sara Hoxha partnerja e reperit të njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të mes urimeve të shumta nuk kishte si të mungonte një urim dhe nga vjehrra e saj, Xheraldina.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mamaja e Ledrit, ka uruar Sarën përmes një fotoje në ‘Instastory’, ku vihen re të dyja të përqafuara. Bashkangjitur fotos, ajo shkruan: “Pasulja jem, urime ditëlindja”, duke zbuluar kështu dhe marrëdhënien e veçantë që ka me nusen.

Në muajin prill të këtij viti reperi vendosi të konfirmojë lidhjen, duke publikuar edhe foton e parë me partneren e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb