Blogerja Sarah Berisha nuk ndikohet aspak për komentet që lidhen me të dashurin e saj, të cilin e njohu brenda “Big Brother Vip”, Dj Pm. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, blogerja u pyet nëse e lëndojnë komentet lidhur me Pm.

“A të lëndojnë kur të shkruajnë komente të pavërteta lidhur me Pm?”– ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Sarah iu përgjigj duke shkruar: “Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri-tjetrin…”

PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë. Blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.

Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë bëri që ndjekësit të aludojnë se çifti nuk i kanë raportet e mira mes njëri-tjetrit.

Sarah nuk i shpëtuoi dot dhe pyetjes nëse është ende me Dj PM. “O Sarah a je ende në një lidhje me DJ PM?”- e pyet ndjekësja, ndërsa nuk ka munguar dhe përgjigja epike e blogeres e cila u shpreh: “Mesa di unë PO, nuk e di se çfarë informacionesh keni ju”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: