Aktori i njohur i “Terminator”-it, njëkohësisht ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ka kryer vaksinën kundër koronavirusit.

Ylli 73-vjeçar i Hollywood-it postoi një video në Twitter, ku ai shihet i ulur në karrige në një qendër vaksinimi në Los Angeles, në ”Dodgers Stadium”.

“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur të pres në radhë. Nëse kualifikoheni, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Ejani me mua nëse doni të jetoni!”, shkroi ish-guvernatori i Kalifornisë në Twitter.

Schwarzenegger, një republikan, ishte guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb