Scott Morrison, Ministri australian i Financave, u bë kryeministri i 30-të i vendit pasi mori mbështetjen në votimin e Partisë Liberale.

Morrison do të jetë kryeministri i shtatë i vendit në 11 vitet e fundit, pasi nga viti 2007 e këndej, asnjëri nga shefat e qeverive nuk arriti të përfundojë mandatin e plotë të kryeministrit.

Kriza në qeverinë e koalicionit mes Partisë Liberale dhe asaj Kombëtare, që ka gjenezën tek qasja ndaj migrantëve, politikat energjetike dhe dështimi në zgjedhjet, ka rezultuar me ndërrim të kryeministrit.

Morrison fitoi me 45 vota diferencë ndaj kundërkandidatit të tij, ish-ministrit të Jashtëm, Peter Dutton, i cili udhëhoqi rebelimin e konservatorëve kundër ish-kryeministrit australian, Malcolm Turnbull.

Zëvendëskryeministri i ri do të jetë ministri i Energjetikës, Josh Frydenberg.
Scott Morrison, 50 vjeç, është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin New South Wales. Në vitin 2007 ai bëhet deputet, ndërsa statusi i tij familjar është i martuar me dy fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb