SHBA

Taylor Lautner është fejuar me të dashurën e tij prej tre vitesh, Taylor Dome. Ylli i “Twilight” ka ndarë disa foto nga propozimi romantik, duke shkruar:

“11.11.2021. Dhe kështu, të gjitha dëshirat e mia u realizuan!”

Në foto, Lautner është i veshur me një kostum dhe i ulur në një gju përpara gruas së tij të ardhshme. Ai i propozoi Dome me një unazë platini me gur diamanti me prerje ovale, të bërë me porosi nga Ring Concierge.

Edhe Dome ndau një foto nga ptopozimi, të cilën e mbishkroi: “Shoku im më i mirë absolutisht. Mezi pres të kaloj përjetësinë me ty!”

Para marrëdhënies së tij me Dome, Lautner ka pasur një sërë marrëdhëniesh me vajza të njohura. Ai doli me aktoren Billie Lourd për rreth shtatë muaj, përpara se të ndahej në vitin 2017. Dikur ai ka qenë gjithashtu në lidhje me disa aktore të tjera, duke përfshirë Lily Collins, Maika Monroe, Maria Avgeropoulos dhe Selena Gomez.

Lautner ishte gjithashtu në një romancë të shkurtër, por shumë të përfolur me Taylor Swift.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: