Furra me mikrovalë përdoret pothuajse në të gjithë botën por pak e dinë që një pjesë e rëndësishme e saj ka qenë sekret ushtarak.

Situata në Evropën e 1940-s ishte e dëshpëruar. Gjermanët përgatiteshin të pushtonin Britaninë ndërsa nëndetëset e tyre godisnin furnizimet amerikane.

Shtatorin e atij viti, një delegacion shkencëtarësh të rëndësishëm britanikë udhëtuan drejt Amerikës për të kërkuar ndihmë në zbatimin e disa zbulimeve sekrete, si llampa elektronike që mund të krijojë rrezatime mikrovalore, dhe që shërbente për të ndërtuar radarë më të mirë.

Një tub i quajtur zgavër magnetron bëri që radarët të bëjnë dallimin mes avionëve dhe nëndetëseve duke mundësuar ndryshimin e situatës ushtarake.

Ndërsa kursi i luftës po ndryshonte, magnetroni ndryshoi edhe mënyrat e gatimit në kuzhinë në mbarë botën duke sjellë mikrovalën e sotme.

Një grup shkencëtarësh ushtarakë dhe civilë nga Britania, Amerika dhe Kanadaja u mblodhën kohët e fundit në Uashington për të përkujtuar misionin që solli sekretet në Shtetet e Bashkuara. Ata rikonfirmuan angazhimin për bashkëpunim në kërkimin e teknologjive të reja që mund të aplikohen në jetën e përditshme.

Ndoshta, një prej këtyre zbulimeve do të ndryshojë kursin e ngrohjes globale në të njëjtën mënyrë sikurse magnetroni solli ndryshimin e kursit të Luftës së Dytë Botërore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: