TIRANE – Pak javë më parë në të gjitha mediat rozë u fol për ndarjen e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës. Sinjalet e para i dha këngëtarja e cila zhduku nga profili i saj të gjitha fotot me Seldin dhe pas saj edhe Seldi bëri të njëjtën gjë.

Edhe pse në heshtje, dy këngëtarët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe zërat që fejesa e tyre kishte përfunduar po vërtetoheshin edhe me heshtjen e çiftit.

Mbrëmjen e djeshme në natën e parë të DËM, Seldi e pranoi publikisht ndarjen nga Mimoza. Pa i bërë bisht pyetjes së Alketës, Seldi e tha hapur përgjigjen.

“Faktikisht, ne nuk jemi me më njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë, por kështu paska qenë e shkruar”, – tha këngëtari duke shtuar se ka shumë respekt për Mimozën, ashtu si edhe për familjen e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb