Hailey Bieber pak ditë më parë iu përgjigj thashethemeve që qarkullonin për lidhjen me bashkëshortin dhe ish-in Selena Gomez. Në podkastin e Alex Cooper, ajo foli për të gjithë ata që e akuzojnë si personin e tretë mes dy këngëtareve dhe urrejtjen që ka marrë në rrjetet sociale.

“E gjithë kjo është kaq e çmendur. Nuk kam folur kurrë për to. Shumë urrejtje për mua vjen nga spekulimet dhe komentet e tipit ‘Ti ja vodhe atë asaj’. Por bota duhet ta dijë të vërtetën. Sepse ka të vërtetë të tjera”, tha ajo, gjatë intervistës.

Duke qenë se modelja nuk kishte folur kurrë më parë për to, intervista e saj u bë virale brenda disa orësh. Selena Gomez nuk ka mbetur jashtë. Në një nga live-t e saj të fundit në TikTok, ajo dënoi çdo formë bullizmi dhe i përshkroi reagimet e urrejtjes si “vulgare dhe të neveritshme”.

“Mendoj se disa gjëra për të cilat as nuk kam nevojë t’i di janë thjesht të neveritshme, nuk është e drejtë dhe asnjëherë nuk duhet t’i flitet kështu askujt”, tha Gomez. “Nëse jeni duke mbështetur Rare”, vazhdoi ajo, duke iu referuar linjës së saj të grimit, “nuk mund t’ju falënderoj sa duhet”.

“Pra, ato nuk vijnë nga unë (komentet e urrejtjes) dhe shpresoj që të gjithë ta kuptoni se kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë ju që më dëgjuat. Kalofshi një pushim të mirë”, tha Gomez në fund të lidhjes live.

Kjo nuk është hera e parë që fansat e Gomez dhe Bieber kanë pushtuar mediat online, me disa që fajësojnë Gomezin për reagimin e urryer. Prillin e kaluar Hailey Bieber bëri një postim përmes të cilit lutej të lihej vetëm. “Nuk po bëj asgjë. Unë nuk them asgjë. Ju lutem më lini të qetë”, ka thënë ajo në videon që ka publikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: