SERBI

Protestat në Serbi me moton “1 në 5 milionë” kanë vazhduar edhe ditën e shtunë kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Shumë qytetarë u mblodhën përpara Fakultetit Filozofik në Beograd, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Vuçiç dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, tërë Serbia do të mblidhet me 13 prill kundër uzurpuesve”, ka thënë një nga organizatorët e protestës.

Pas kësaj është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e bombardimeve të ndërhyrjes së NATO-s.  “Tani kam më shumë frikë sesa në vitin 1999. Ju faleminderit, jeni frymëzim për të luftuar në një formë tjetër” , tha Leciç. Ai kërkoi nga qytetarët që të mos shkaktojnë dhunë gjatë protestës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: