SERBI

“Serbia do të ndërtojë një stadium me 55,000 vende – do të jetë më i bukur se Aleanca Arena”. Njoftimi erdhi nga presidenti serb .

Aleksander Vuçiç i cili foli përsëri për Stadiumin Kombëtar të Futbollit. Me këtë rast, ai tha se kapaciteti i stadiumit do të jetë 55,000 vendesh dhe se do të jetë më i bukur se Allianz Arena, shtëpia e futbollistëve të Bayern Munich.

“Shqipëria ka një stadium prej 22,000 vendesh, Serbia do të ketë një stadium prej 55,000 vendesh, do të jetë një nga më të bukurit “Në Evropë, do të jetë më i bukur se Allianz Arena në Mynih. Ose të paktën kështu më duket mua. Vucic bëri shaka duke thënë se ka shumë njerëz që kërkojnë që stadimin ta quajnë Aleksander Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: