Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MSPD) ka njoftuar sot zyrtarisht se drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Petro Petkoviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Në një deklaratë të GJND-së thuhet se gjatë vizitës ishte planifikuar vizita e Petkoviçit në dy kisha dhe një familje të kthyer në Kosovë.

Zyra tha më herët se kjo ishte hera e gjashtë që drejtori i saj nuk lejohej të vizitonte Kosovën. Në periudhën paraprake as Kosova e as Serbia nuk lejuan vizita zyrtare.

Serbia kohët e fundit nuk i ka lejuar katër ministra të Kosovës që të vizitojnë Luginën e Preshevës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: