Serbia po përballet me disa ditë jashtëzakonisht të vështira, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se interesat kombëtare të vendit janë në rrezik.

Presidenti serb postoi një mesazh të fshehtë në Instagram të mërkurën, duke paralajmëruar se “ditë të vështira janë përpara për Serbinë” dhe se “në këtë moment, nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lloj lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit”.

Zhvillimet “kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë dhe Republika Srpska”, vuri në dukje Vuçiç, pa dhënë detaje të mëtejshme, duke thënë vetëm se ai do t’i prezantojë bashkëqytetarët e tij me sfidat në ditët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb