Komiteti Teknik Shkencor në Itali ka miratuar protokollin e Federatës Italiane dhe të Ligës së Serie A për të lejuar stërvitjen në grup të skuadrave. Protokolli i ri do të lejojë që të mos kryhen më dy javë të grumbullim të detyrueshëm brenda në një qendre sportive për të gjithë skuadrën. Për të garantuar që grupi të mbetet i shëndetshëm, do të kryhen tamponime të herë pas hershme te të gjithë lojtarët.

Në rast pozitiviteti ndaj Covid-19, lojtari i prekur do të izolohet në shtëpi, ndërsa grupi do të kalojë një karantinë 14 ditore brenda qendrës sportive në grumbullim, ndërsa do shtohen kontrollet. Tamponë tre ditë përpara nisjes së stërvitjeve kolektive, ditën e nisjes së stërvitjes dhe më pas çdo katër ditë. Do të kryhen edhe teste sierologjike ditën e nisjes së stërvitjves dhe pas dy javëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb