E njohur prej vitesh në ekran, moderatorja e gazetarja Ola Bruko ishte e ftuar sot në studion e “Vila24” prezantuar nga Brunilda Lahe. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, veshur me kostum për shkak të profesionit të saj, në moderim të edicioneve informative, Bruko sot tregoi pasionin që ka për tatuazhet.

E veçanta e tatuve që ajo ka në trup, është se një pjesë të mirë të tyre, e ka të ngjashme me njerëzit më të afërt. Si surprizë vjen një tatuazh nxitur nga vizatimi i parë i vajzës së saj, gjë që ndodhet edhe në trupin e bashkëshortit, Andit. E rrëmbyer nga biseda që u fokusua natyrshëm tek fëmijët, Klesti dhe Kloe, Ola flet për një raport të afërt dhe të vërtetë me ta.

Shprehet e kënaqur për ecurinë e rritjes së fëmijëve dhe pjekjen e personalitetit të tyre, kur i referohet djalit që është në prag të adoleshencën, përgjegjshmërinë që ai ka në raport me shoqërinë dhe familjen si dhe vajzës, kur thotë se ajo është festa në familje. Ola jeton bashkë më vjehrrën e saj në shtëpi, ku edhe më herët ka folur me nota pozitive për harmoninë që kanë.

Një moment i rëndësishëm e bisedës ishin dhe projektet aktuale në TV “News24” që mbajnë autorësinë e saj “Pikat mbi i” dhe “Dola te Ola” për të cilat ajo thotë se ishin plane që rrinin në sirtar dhe tashmë janë në ekran e vijojnë të kenë sukses dhe ndjekshmëri të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb