“Amanet”, kënga më e fundit e Luiz Ejllit është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”. Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”. Me sa duket, edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.

“Nëna ma tha vetë, amanet, amanet

Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet

Shkuan ditë, shkuan netë

Dashnia e vërtetë, amanet, amanet

Më kujtohet dita kur i pashë ata dy su

Me shpirt e ndieva, kisha me u lidh me ty

Leji, leji, ata çfarë thonë…

Sytë e tu, s’du me pa lotë

Të betohem, kam me të dash sot e mot”, janë disa nga vargjet e këngës. Që pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin e parë, Luiz Ejlli është rikthyer në tregun muzikor, me këngë të reja dhe koncerte të shumta. Më herët, ai ka publikuar “Me ty”, “Përjetësisht” dhe “Dedikim”, të gjitha dedikime dashurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: