Barcelona do të ndeshet nesër në mbrëmje me Real Madridin në “El Clasicon” e kthimit në kampionat, që do të përcaktojë shumë sa i takon titullit kampion, pasi një triumf katalanas do t’i katapultonte ata në +6 pikë nga rivalët e përjetshëm, ndaj Kike Setien e di mjaft mirë këtë.

“Mund të jetë një ditë e rëndësishme. Një fitore do të na jepjte një avantazh, por nuk e di nëse do të ishte i mjaftueshëm pasi në futboll ndodh çdo gjë. Pres një ndeshje të ekuilibruar, ndonëse do të bëjmë çmos për të fituar. Sidoqoftë, kjo është një ndeshje jetësore për Realin, më shumë sesa për ne”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb