Një tjetër rezultat negativ për Juventusin, i cili me barazimin 2-2 ndaj Cagliarit, ka konfirmuar për të disa-tën herë sezonin jo të mirë që po kalon. Treguesit janë të qartë, ndeshja e gjashtë radhazi pa fitore si mysafir, vetëm dy fitore në 12 takimet e fundit të luajtura.

Në qendër të polemikave është padyshim Massimiliano Allegri, por edhe vetë lojtarët, që s’po japin maksimumin me fanellën bardhezi. Në mesin e të kritikuarve është edhe Dusan Vlahovic, i cili pavarësisht se realizoi mbrëmë,  nuk po udhëheq skuadrën si duhet.

“Asnjë justifikim, pa alibi. Ne duhet të bëjmë më mirë dhe ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne duam të fitojmë dhe duam ta bëjmë me ju” – Shkruan Vlahovic, duke i kërkuar falje tifozëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DV9 (@vlahovicdusan)

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb