Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në një takim kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Takimi i cili zgjati për rreth dy orë. Mediat e huaja shkruajnë se Meloni ka theksuar se pa Italinë do ta ketë të vështirë të ketë një politikë më efektive emigracioni.

“Gjermania e di se pa Italinë dhe vendet me kufij detarë të BE-së është e vështirë të arrihet një politikë migrimi më efektive sesa ajo aktuale. Nëse nuk e trajtojmë çështjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm dhe të luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore, do të jetë shumë e vështirë të adresohen këto sfida”, u shpreh Meloni.

Duke iu referuar Paktit të Stabilitetit, Georgia Meloni theksoi se “duhen rregulla të reja, të cilat marrin parasysh çështjen e konkurrencës”.

Duke i qëndruar të njëjtit mendim, kancelari gjerman tha se sfidat e emigrantëve dhe refugjatëve në Bashkimin Evropian mund të përballohen vetëm së bashku dhe se Italia ka bërë përpjekje të mëdha në këtë fushë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: