Me 24 mars Shqipëria do të zhvillojë takimin e parë zyrtar për këtë vit kundër Italisë në stadiumin e Palermos. Shumë tifozë shqiptar, ashtu si në të gjitha takimet e tjera të luajtura deri më tani, do të jenë prezent në përkrahjen e kuqezinjve. Kjo edhe për faktin se në Itali ka shumë bashkombas që janë vendosur atje prej vitesh.

Ky grup tifozësh nuk do të jenë të vetmit, pasi edhe mjaft të tjerë do të presin biletat në vendin tonë dhe më pas do të udhëtojnë drejt vendit fqinj. Për t’ju ardhur në ndihmë këtyre tifozëve është menduar që disa ditë para takimit, por edhe ditën kur do të zhvillohet, të vendoset linja ajrore Tiranë-Palermo, mëson newsport.al
hqdefault
Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin e 5-të e fazës kualifikuese për Botërorin 2018-të. Shqipëria ka vetëm një takim të luajtur kundër “axurrëve” dhe ajo është një miqësore ku kuqezinjtë u mundën minimalisht 1-0 në Xhenoa. Kjo ndeshje është luajtur në nëntor të 2015-ës dhe stadiumi atë kohë ishte mbushur 2/3-at me tifozë shqiptarë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb