Berat Gjimshiti nuk do jetë titullar sot. Ky ka qenë vendimi i trajnerit të Atalantës, Gasperini, për takimin me Leipzig, që vlen për sfidën kthyese të Europa  League.

Mbrojtësi shqiptar është i dëmtuar dhe tekniku ka preferuar që të mos rrezikojë duke e lënë në stol. Gjithsesi, ka mundësi reale që ylli kuqezi i prapavijës të aktivizohet në 20 minutat e fundit.Takimi i parë në Gjermani ka përfunduar 1-1. Sot do mësohet ekipi që do shkojë në Gjysmëfinale.

Formacionet:

Atalanta (3-4-2-1): Musso; De Roon, Demiral, Palomino; Hateboer, Koopmeiners, Freuler, Zappacosta; Malinovskyi, Boga; Zapata

Lipsia (3-4-1-2): Gulacsi; Simakan, Orban, Gvardiol; Henrichs, Kampl, Laimer, Angelino; Dani Olmo; Nkunku, André Silva

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb