“Është një sfidë e rëndësishme, por jo përcaktuese”, me këto fjalë e nisi Simone Inzaghi konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Juves duke shtuar:

Do të jetë shumë e luftuar. Në përballjen e parë nuk isha i kënaqur, por këtë herë do të luajmë përballë publikut tonë dhe do të përpiqemi ta luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme, të vetëdijshëm se përballë do të kemi një skuadër të madhe e cila ka pasur një rrugëtim të ngjashëm me ne.

Objektivi? Wshtë i njëjti gjithnjë, t’i luajmë ndeshjet në mënyrë më të mirë të mundshme. Klasifikimi është thuajse i njëjtë me atë të Juves, pra ne duhet të tregohemi të zotë. Ne e dimë rëndësinë e këtij takimi, edhe pse luajmë në stadiumin tonë, por kemi shumë respekt për Juven.

A niset Interi si favorit në këtë sfidë? Mendoj vetëm se është një sfidë e rëndësishme, duhen edhe 4 muaj deri në përfundim të sezonit, kjo nuk është decizive. Juve nuk luan në Evropë? Sigurisht që është një avantazh të luash vetëm një herë në javë, është e kotë ta mohojmë, por dhe ta flasim. Ne jemi të lumtur për rrugëtimin tonë në Evropë”, u shpreh Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: