Shannen Doherty ka treguar dy nga momentet më të vështira të jetës së saj. Aktorja, e cila po lufton kancerin, foli në podcast-in e saj me titull “Let’s Be Clear” dhe tha se pak para se të hynte në operacionin për heqjen e një tumori nga truri i saj në janar, zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar dy vitet e fundit.

Siç ka përmendur ajo, Kurt Isvarienko, me të cilin ishte e martuar për 11 vitet e fundit, kanë pasur një lidhje paralele gjatë martesës së tyre. Në janar të vitit të kaluar, ata njoftuan se po divorcoheshin, duke përmendur dallimet e papajtueshme.

“Shkova në këtë operacion herët në mëngjes dhe hyra pasi mësova se në thelb martesa ime kishte mbaruar, pasi burri im kishte një lidhje për dy vjet”, tha ajo.

Ajo më pas shtoi: “Unë nuk shkova me të në atë operacion. Pavarësisht se më bëri të qartë se donte të ishte atje. Mirëpo një operacion të tillë nuk mund ta bëja sa ishte edhe ai aty. U ndjeva shumë e tradhtuar”.

Siç shpjegoi më vonë, pas aventurës së saj ajo duhej të mendonte se si të vazhdonte nga këtu e tutje. “Në fund të ditës, u ndjeva bosh nga dikush me të cilin isha për 14 vjet, dikush që e doja me gjithë zemër. Më duhej të kaloja gjithë këtë, duhej të kuptoja nëse do të divorcoheshim apo do të përpiqeshim të arrinim tek e vërteta jonë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: