Policia e Kukësit lajmëron se ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale dhe në rrugë një shtetase të mitur, 16 vjeçe.

Sipas policisë, i riu e ka shantazhuar dhe ofenduar të miturën në mënyrë të vazhdueshme. Pas denoncimit, policia arrestoi 22-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:
U denoncua në faqen zyrtare të DVP Kukës, për përndjekje, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 22-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, nga një shtetase e mitur që denonconte një 22-vjeçar për përndjekje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazhuar në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: