I gjithë kombi amerikan vajton së bashku me ju, është mesazhi që kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, iu drejtohet familjeve të viktimave nga koronavirusi në SHBA, ku numri i të cilave kaloi mbi 100 000.

“Unë e di që ju ndjeheni sikur të jeni thithur nga një vrimë e zezë në kraharorin tuaj”, shtoi kandidati për president.

”Humbja e të afërmve është si një ndjenja e mbytjes”, shtoi Biden duke kujtuar humbjen e të afërmve të tij.

Biden ka humbur bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij, viktimë e një aksidenti rrugor në vitin 1972, si dhe humbjen e një fëmije tjetër, Beau, në 2015, nga sëmundja e kancerit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: