Prodhuesi amerikan i avionëve “Boeing” nisi sot provën e parë të fluturimit të një avioni “737 MAX”, pas ndalimit të operimit të tyre vitin e kaluar, si pasojë e dy përplasjeve.

Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA) ia dha lejen “Boeing”-ut për të kryer testime të certifikuara fluturimi, pasi ky i fundit i dorëzoi rregullat e reja të sigurisë.

Fluturimi u krye nga një pistë pranë Seattle.

Seria e avionëve “737 MAX” u ndalua vitin e kaluar, pas vdekjes së 346 personave në dy aksidente, një në tetor 2018 dhe një tjetër në mars 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: