Për herë të parë pas më shumë se 50 vjetësh një anije kroçere amerikane do të zbarkojë në Kubë. Është kjo pasoja pozitive e raporteve të vendosura mes dy vendeve dhe fundi i masave kufizuese të vendosura nga Washingtoni për ishullin e famshëm.

Rreth 700 pasagjerë të MV Adonia, të shoqërisë Fathom, janë nisur dje më 1 maj nga Miami dhe pritet sot të mbërrijnë në Havana. Anija gjigande do të qëndrojë 7 ditë në ishull dhe do të vizitohen Havana, Santiago de Cuba dhe Cienfuegos.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb