Gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme “Evergrande” paraqiti dje kërkesën për mbrojtje nga falimentimi në SHBA, pasi ka pasur vështirësi me shlyerjen e detyrimeve prej 468 miliardë dollarësh.

“China Evergrande Group” bëri paraqitjen e Kapitullit 15 për mbrojtjen e falimentimit në një gjykatë të Nju Jorkut”, raportuan mediet amerikane, përfshirë CNN dhe “The New York Times”.

Kapitulli 15 mbron asetet amerikane të një kompanie ndërsa ajo punon për ristrukturimin e borxheve të saj.

Kompania, e cila dështoi në shlyerjen e borxhit në vitin 2021, ka akumuluar borxhe me vlerë më shumë se 300 miliardë dollarë.

“Evergrande” konsiderohet si një nga ndërtuesit e pronave me borxhe të mëdha në botë.

Në janar 2022, grupi njoftoi një plan ristrukturimi dhe aksionet e tij u pezulluan nga tregtimi që nga marsi 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb