Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur dënimin e një prej anëtarëve të Hezbollahut, për komplotin e vrasjes së kryeministrit libanez, Rafik al-Hariri, në Bejrut më 2005. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se aktgjykimi i dhënë nga Gjykata Speciale për Libanin kundër, Salim Jamil Ayyash “nënvizon rëndësinë e dhënies së drejtësisë dhe përfundimit të mosndëshkimit, gjë që është e domosdoshme për të siguruar sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Libanit”.

“Dënimi i Ajjas ndihmon në konfirmimin e asaj që bota po njeh gjithnjë e më shumë – se Hezbollah dhe anëtarët e saj, nuk janë mbrojtës të Libanit, siç pretendojnë, por një organizatë terroriste e përkushtuar për avancimin e agjendës sektare malinje të Iranit”, tha ai. Salim Jamil Ayash u shpall fajtor për përfshirje në vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri më 2005. Gjykata liroi tre burra të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë për shkak të provave të pamjaftueshme. Katër anëtarët e dyshuar të grupit militant shiit Hezbollah u gjykuan në mungesë nga Gjykata Speciale për Libanin, me seli në periferi të Hagës në Holandë.

Gjyqi nisi në vitin 2014. Prokurorët e bazuan aktakuzën kryesisht në të dhënat e telefonave celularë që pretendohet se u përdoren nga personat e akuzuar, për të planifikuar dhe ekzekutuar vrajsen përmes makinës bombë. Gjyqtarët thanë se provat treguan se i pandehuri kryesor, Salim Jamil Ayyash, posedonte “një nga gjashtë celularët e përdorur nga ekipi i atentatit” dhe vendosën se ai ishte fajtor për kryerjen e një sulmi terrorist dhe vrasje.

Vendndodhjet e Ajjashit, Hassan Habib Merhi, Hussein Hassan Oneissi dhe Asad Hassan Sabra nuk dihen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: