Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Tijjani Muhammad-Bande, tha sot se mbledhja vjetore e liderëve botërorë në shtator nuk do të mbahet personalisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Ne duam të kemi një debat të përgjithshëm siç është planifikuar, por nuk mund ta kemi personalisht siç kemi bërë në 74 vitet e kaluara”, tha ai.

Mbledhja më e madhe diplomatike në botë, e cila zakonisht sheh mijëra dinjitarë të mbledhur në Nju Jork, për debate dhe takime, shënon këtë vit 75-vjetorin e OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, rekomandoi muajin e kaluar që takimi i nivelit të lartë të mbahej me video-mesazhe të pararegjistruara.

Nju Jorku ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA dhe një nga vendet më të goditura në botë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb