Analisti Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka analizuar deklaratën e sotme të ambasadores Yuri Kim, e cila u shpreh se korrupsioni nën Shqipëri është një problem shqetësues dhe se duhet masa konkrete për luftimin e tij.

Zoti Zogaj deklaroi se SHBA po kërkon me forcë që të veprohet ndërsa shtoi se ka ardhur koha që SPAK të bëjë detyrën.

“Është një deklaratë që në zbërthim të asaj që e kemi konsideruar risi në politikën e jashtme të Biden dhe SHBA që e kanë konsideruar korrupsionin në vendet aleate si dukuri që cënon interesat kombëtare të SHBA dhe vendit ku ndodh. Deklaratë e fortë që duhet kuptuar si risi në superfuqinë e botës.

Korrupsionin e konsideron jo vetëm si kancer por fenomen anti-kombëtar. Korrupsionin e bën vunerabël dhe të kapshëm klasën politike. SHBA nuk bëjnë vetëm deklarata. SHBA kanë mbështetur e ndihmuar për të ndërtuar instrumentin e po shtyjnë fort që instrumenti të veprojë. Korrupsioni nuk goditet me deklarata.

Goditet me ligj, së pari me veprimin e ligjit ndaj atyre që e kryejnë. Kjo është detyra e SPAK. Kjo ditë ka trokitur, kush nuk e ka kuptuar…

Kemi një mori faktesh vëzhgimesh nga organizata të specializuara për të vëzhguar korrupsionin që pohojnë se në vendin tonë është shumë e përhapur, në qeverinë Rama ka vijuar të japë tonin. Kjo përbën edhe shqetësimin më akut të partnerëve. Kjo reflektohen edhe në deklaratën e  Kim”, u shpreh ai.

Zogaj ka shtuar se mbështetja që SHBA ka dhënë në Shqipëri dhe Kosovë është e madhe, duke nisur që nga mbështetja e sistemit te drejtësisë, pavarësia e Kosovës dhe fakti që kërkohet me forcë një marrëveshje përfundimtare me Beogradin.

“Duhet ta themi me plot goja që çka ardhur nga Washingtoni ka qenë e mirë për ne. Pro amerikanizmi në Shqipëri nuk është zgjedhur nga elitat politike si pro Rusia apo pro Kina, miqësi të sforcuara, ndërsa miqësinë me SHBA e ka zgjedhur vetë populli shqiptar.

Kujtojmë pritjen e Baker, emigracioni fluksi i tyre, shqiptarët që kanë zgjedhur gjithmonë Amerikën, ç’vjen nga Amerika ka qenë dhe është e mirë për ne. Anëtarësimi në NATO, Çlirimi i Kosovës, etj.

Reforma në drejtësi, si një reformë e mbështetur edhe me bashkëautorësi amerikane në konceptim e zbatim është në lartësinë e shërbime të mëdha që SHBA i ka bërë venit tonë.

SHBA si një vend mik e aleat dhe shumë i dashur për ne, konstatuan që kjo Shqipëri në NATO, papritur është bllokuar nga pandëshkueshmëria e elitës politike në pushtet, ligji nuk vepron në sferat e larta. Kjo e bëri vunerabël Shqipërinë.

Vendosja e sundimit të në elite mbi sundimin e ligjit.

Zgjidhja është drejtësia e re, kjo ka marrë kohë e cila ka vërtetuar sa thellë ka hyrë e keqja në drejtës. Nuk ka dështuar reforma, ka dalë në pah madhësia e së keqes që duhet mposhtur.

Përsa i përket mbështetjes për Kosovën, nuk i kuptoj disa njerëz të manipuluar nga narrativa anti amerikane. Këto janë të vërteta të thjeshta e të qarta. SHBA udhëhoqi çlirimin e Kosovës, nuk mohohet sakrifica e UÇK, pa të cilin nuk do të kishte shije fitorja, por pa ndihmën e SHBA e NATO-s nuk do të kishte ndodhur.

SHBA janë mentorët e shtetit të ri të Kosovës, është fat që interesat gjeopolitike të SHBA në kohën kur jetojmë përkojmë me interesat e kombit tonë, kjo nuk ndodh shpesh. SHBA nuk kërkon asgjë tjetër në Kosovë e Shqipëri veç të qenit vende demokratike, nuk duan as krom as naftë as bakër, duan marrëdhënie miqësore dhe demokraci.

Paçka se demokracia është më shumë vlerë për ne sesa për ata.

Politika e jashtme e SHBA për Kosovën e rajonin, ka një pikë të veçantë dialogun me Serbinë për njohje të ndërsjelltë. Kosova është e lire e pavarur por çdo konflikt e ka fundin me një marrëveshje afatgjatë. Liria e pavarësia kanë nevojë për këtë marrëveshje. SHBA shtyn dhe kur shtyn do të merren me dy palët, marrëveshja kërkon fleksibilitet nga 2 palët, ku nuk preken kolonat e shtetit. Nuk ka marrëveshje të një anshme. SHBA është vendi më i interesuar të finalizojë investimin e bërë për pavarësimin e Kosovës. Ndërsa vendet jo mike janë të interesuar ta lënë litarin jashtë pa një zgjidhje përfundimtare. Gjëja më e keqe që mund ti ndodhë Kosovës është të mos ketë marrëveshje, klasa politike në Kosovë në sintoni me SHBA e BE duhet të bëjnë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje.

Duhet të lexojmë çka ndodhur në historinë e botës, gjithmonë përfundojnë me një marrëveshje, të cilat krijojnë hapësira të reja për prosperitet për të dy palët”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb