Një shuplakë për Donald Trump nga Neë York-u i tij. Është ‘Trump Death Clock’, ora e vdekjes së Trump, një panel i ndriçuar i instaluar në Times Square, që përditëson numrin e vdekjeve për shkak të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 48 mijë deri tani, në krahasim me 80 mijë të numrit zyrtar. Një llogaritje që mund të evitohej me 60% të vdekjeve nëse Shtëpia e Bardhë do të kishte marrë masa shtrënguese një javë përpara nga ajo që e bëri.

Trump është kritikuar shpesh herë për mënyrën se si e ka menaxhuar pandemine e koronavirusit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: