SHBA

Pas disa ditësh kur në SHBA viktimat nga koronavirusi kishin qenë poshtë 1 mijë në 24 orët e fundit kanë pësuar sërish rritje. Sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins University’ në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 1.225 persona duke e çuar në 102,836 të vdekjeve.

Ndërsa të infektuarit me koronavirus që prej nisjes së pandemisë janë 1,747,087 persona. NeW York-u është prekur më shumë nga COVID-19 ku deri tani numerohet rreth 30 mijë viktima.

Por pavarëisht shifrave të larta shumë shtete në SHBA kanë nisur hapjen. Ndërsa Nee York-u do të hepet pjesërisht më 8 qershor ka bërë me dije guvernatori, Andrew Cuomo.

Edhe në Amerikën Latinë shirat janë tepët të larta ku më i prekur nga COVID-19 është Brazili. Në Brazil në 24 orët e fudnit kanë ndërruar jetë për shkak të koornavirusit, 1.124 persona duke e çuar në 27.878 numrin total të vdekjeve.

Edhe numri i të infektuarve është rritur mjaft kun ë 24 orët e fundit janë regjistuar 26.928 duke shkuar në total 465,166. Brazil është shteti i dytë në botë pas SHBA-së për numrin e të infektuarve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: