SHBA- Në dy vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë kryer dje ekzekutime të dy personave të akuzuar për vrasje. Në Oklahoma është ekzekutuar Charles Frederick Warner, i dënuar për vrasjen e një fëmije në vitin 1997.
Ky është dënimi i parë me vdekje në Oklahoma, që nga dështimi i një injeksioni vdekjeprurës në prill të vitit të kaluar. Warner ishte planifikuar për tu ekzekutuar prillin e vitit të kaluar, por, pas dështimit të injeksionit tek një i dënuar tjetër, ekzekutimi i tij ishte shtyrë.

Në Florida ndërkaq është ekzekutuar Johnny Shane Kormondy i cili kishte udhëhequr një grup që kishte hyrë në shtëpinë e një bankieri në Pensacola në vitin 1993, duke lënë të vdekur bankierin dhe dhunuar gruan e tij. Dy bashkëpunëtorët e Kormondyt janë të dënuar me burgime të përjetshëm. SHBA dhe Japonia janë të vetmet vende me demokraci të mëdha që përdorin dënimin me vdekje.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: