Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jazeer, deklaroi dje se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte një gabim i tmerrshëm dhe premtoi se ata që janë përgjegjës për vrasjen e tij do të dënohen.

“Fatkeqësisht, një gabim i madh dhe i tmerrshëm është bërë dhe unë ju siguroj se përgjegjësit do të dënohen”, tha Jubeir për Fox News, raporton Reuters. Pasi mohoi ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi, pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, Arabia Saudite njoftoi të shtunën se ai u vra në një rrahje brenda në ndërtesë.

Më vonë, një zyrtar saudit tha se gazetari i Washington Post-it ishte mbytur, derisa burime të Al Jazzera pohojnë se ai ishte helmuar dhe më pas ishte prerë copë-copë nga një mjek saudit brenda në konsullatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb