Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se paqes duhet t’i jepet një shans tjetër, menjëherë pas një takimi të Këshillit të Sigurimit ku Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute që do të dënonte pushtimin e saj në Ukrainë.

Rezoluta ishte e dënuar të dështonte për shkak të të drejtës së vetos së Rusisë si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

”OKB ka lindur nga lufta për t’i dhënë fund luftës. Sot ky objektiv nuk u arrit. Por ne kurrë nuk duhet të dorëzohemi. Ne duhet t’i japim paqes një tjetër shans”, shkroi ai në Twitter.

Menjëherë pas kësaj, ai u kërkoi trupave ruse të përfshira në pushtimin e Ukrainës të ktheheshin në kazermat e tyre.

Ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia falënderoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit që nuk e mbështetën draftin, të cilin ai e përshkroi si “anti-rus”.

“Projekt-rezoluta juaj nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje tjetër brutale, çnjerëzore në këtë tabelë shahu të Ukrainës”, tha Nebenzia pas votimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb