FRANCE– Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është shpallur fajtore nga një gjykatë franceze për neglizhencë në lidhje me pagesën e kompensimit të bërë nga Banka Shtetërore drejt një biznesmeni në vitin 2008.

Mësohet se Christine Lagarde nuk ishte e pranishme në sallë kur u dha vendimi.

Lagarde akuzohet se gjatë kohës që ishte ministre e Financave në kabinetin e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, miratoi një premio prej 404 milionë euro për Bernard Tapie, për shitjen e diskutueshme të një firme. Rasti në fjalë daton në vitet 1990, kur Tapie ishte aksioneri kryesor në kompaninë e produkteve sportive “Adidas”.

Pasi nisi karrierën politike dhe u bë një prej ministrave të kabinetit të qeverisë socialiste të François Mitterrand në vitin 1992, Tapie u desh t’i shiste aksionet.

Sipas mediave vendase, ky i fundit konsiderohet si një mbështetës i ish presidentit Sarkozy në zgjedhjet e vitit 2007.

Gjatë kësaj kohë Lagarade ka mohuar të këtë kryer ndonjë vepër të jashtëligjshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb