Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sharifin si kryeministrin e ri të shtetit. Kjo është hera e tij e dytë që ai e fiton këtë pozitë. Shehbaz, kandidat i përbashkët i të paktën gjashtë partive politike, ka siguruar 201 vota në Parlamentin me 336 ulëse.

“Shehbaz Sharif është shpallur kryeministri i ri i Pakistanit”, ka thënë kryetari i Parlamentit Sardar Ayaz Sadiq. Kandidati i përkrahur prej ish-kryeministrit Imran Khan i ka siguruar 92 vota.

Një kandidati i duhen të paktën 169 vota për t’u zgjedhur kryeministër. Shehbaz Sharif është udhëheqës i partisë Pakistan Muslim League-Naëaz (PML-N) dhe është vëllai i vogël i ish-kryeministrit Nawaz Sharif.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: