Tirana po kalon momente të mira në janar, fitore në kampionat dhe kupë, të dyja në transferta, pa harruar goditjet në merkato, së pari afrimi i Lushkjes dhe pritet vetëm zyrtarizimi i Abazajt.

Megjithatë, trajneri Orges Shehi ka mbajtur në tonus të tijtë, duke u fokusuar te ndeshje e radhës të shtunën ndaj Bylisit në “Air Albania”. Natyrisht, kërkohet fitorja, si e vetmja alternativë për të parakaluar Partizanin në krye.

Grupi bardheblu është i plotë, madje pritet edhe debutimi e Lushkjes, pasi mesfushori duket në formë të mirë fizike. I vetmi problem është regjistrimi, pasi Tirana vijon të ketë situata jo të këndshme nga e kaluara me futbollistë që kanë prishur kontratat.

Kalendari është në favor në dy javët e mbetura të janarit, por Tirana po i merr ndeshjet një e nga një dhe nuk mendohet më shumë se ndeshja e radhës.

Xhixha ka kaluar një gjendje gripale dhe mungoi në sfidën e Kupës, por është rikthyer në stërvitje, duke mos e pasur mendjen te ofertat në merkato. Edhe klubi i Tiranës nuk nxitohet, duke parë se ndaj bomberit të Superiores janë disa disa klube që kanë bërë oferta të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb