Ky sezon i Champions League po rezulton unik në çdo aspekt, rezultate befasuese, e shifra që askush nuk i imagjinonte. Pas Barcelona-Bayern me atë rezultat historik, është radha e Lion të dhurojë surprizën e radhës.

Francezët likuidojnë as më shumë as më pak, por Man.City një nga favoritët e këtij edicioni dhe këtë e bëjnë me një strategji perfekte. Si gjithë ekipi i Pep Guardiolës kishte kontrollin e topit, madje të frikshëm, por ishte Lion që kaloi në avantazh në minutën e 24  me Cornet.

Në pjesën e dytë, Man.City u rikthye në lojë duke barazuar shifrat me De Bruyne. Atëherë kur të gjithë prisnin që britanikët të përmbysnin rezultatin, Lion i ndëshkoi sërish me Dembele.

I sapo hedhur në fushë sulmuesi francez realizoi pak minuta më vonë dhe golin e dytë personal dhe të tretin për Lion, duke fluturuar në gjysmëfinale ku do të përballet me Bayern Munich.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb