Një mur mbrojtës në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është shembur në segmentin e Shkopetit, duke rrezikuar shembjen e gjithë rrugës.

Muri ishte në rrezik prej disa vitesh, ndërsa reshjet e ditëve të fundit e kanë dëmtuar akoma më shumë duke bërë që të rrezikohej shembja e gjithë rrugës.

Pas këtij problemi ka ndërhyrë firma mirëmbajtëse, e cila ka nisur punën për ndërtimin e murit të ri. Deri në përfundimin e punimeve asnjë mjet i tonazhit të rëndë nuk do të mund të Qarkullojë në rrugën Burrel-Skuraj pasi do të ndalohen nga policia.

Aksi që do të shërbejë për këto automjete do të jetë ai nga Ura e Matit-Rrëshen-Milot e anasjelltas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb