Nga: SONILA MUSAJ*

TIRANE- Në nëntor të 2014 Ministria e Ekonomisë i dha me koncesion një firme private të gjitha ambjentet e lira të QSUT-së, që përdoren si parkim. Nga kjo marrëveshje u ra dakort që çdo makinë, e cila hyn në ambjentet e QSUT-së duhet të paguajë 100 lekë. Nuk ka rëndësi koha se sa qëndron brënda ambienteve të QSUT-së, mund të qendrosh 1 minutë ose 24 orë, në fund do paguash njësoj 100 lekë.

Por jo të gjithë e paguajnë këtë shumë pasi një pjesë e mirë e personelit mjekësor janë pajisur me karta edhe pse duhet theksuar jo të gjithë. Emisioni “Kaktus” bëri një investigim në një hotel privat ku hyri dhe doli në parkim dhe nuk pagoi asnjë lekë. Të njëjtin veprim bëri dhe në aeroportin “Nënë Tereza” ku qëndroi për rreth 3 minuta dhe sërish nuk pagoi asnjë lekë.

Emisioni “Kaktus” ngre disa pyetje – Përse duhet të paguajë një qytetar që sjell një të sëmurë dhe largohet brënda 2 minutave?
Përse në marrëveshje nuk u la një minutazh i caktuar për të mos paguar para?
A e mendoi qeveria jonë se shumë makina që nuk gjejnë vend për parkim e gjejnë zgjidhjen brenda ambienteve të QSUT- së?
Ky është një problem për qytetarët shqiptarë dhe i duhet kushtuar vëmendje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: