Osteoporoza shkakton dobësim të kockës dhe i bën ato aq të thyeshme saqë një rrëzim apo një stres mesatar mund të shkaktojë frakturë të tyre. Frakturat si pasojë e osteoporozës më shpesh ndodhin në zonën e këllkut, kyçit të dorës, ose në shtyllën kurrizore.
Kocka është një ind i gjallë, i cili vazhdimisht rigjenerohet. Osteoporoza ndodh kur krijimi i kockës së re nuk arrin zëvendësimin e kockës së vjetër.
Osteoporoza prek femrat dhe meshkujt e të gjitha racave, por më të predispozuarat janë gratë dhe sidomos ato në menopauzë.

Sipas nutricionistes Hyrida Basha një numër faktorësh mund të rrisin gjasat për të zhvilluar osteoporozë, duke përfshirë moshën, racën, stilin e jetesës, gjendjen shëndetësore të përgjithshme dhe trajtime që përdoren për patologji të caktuara. Ajo zbuloi për programin

Vila24 me moderatoren Anila Cela rëndësinë e stilit të jetës në këtë sëmundje!

“Shumica e njerëzve e dinë se ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojë në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm.
Ushqimi i mirë ju ndihmon që të: Ulni rrezikun e disa sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, goditjen në tru, disa lloje të kancereve dhe osteoporozën.

Një numër faktorësh mund të rrisin gjasat për të zhvilluar osteoporozë, duke përfshirë moshën, racën, stilin e jetesës, gjendjen shëndetësore të përgjithshme dhe trajtime që përdoren për patologji të caktuara.
Një ushqyerje e mirë dhe ushtrimet e rregullta fizike janë esenciale për shëndetin e kockave. Çrregullime të ngrënies, reduktimi i theksuar i ushqimit dhe të qenit mbipeshë dobëson shëndetin e kockave”- tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: