Një aksident tjetër është regjistruar në vend teksa kësaj radhe dy automjete janë përplasur tek ”Kthesa e Mbretit” në aksin nacional Fier-Patos.

Një automjet tip ”Fiat Doblo” me targa AA 759 HI është përplasur me një automjet tip ”Opel Zafira” me targa AA 084 ZN.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në automjetin tip”Fiat Doblo” udhëtonte drejtuesi i mjetit me bashkëshorten. Të plagosur lehtë kanë mbetur vetëm dy drejtuesit e mjeteve që ndodhen në spitalin Fier dhe po marrin mjekimin.

Policia ndodhet në vëndgjarje e po zbardh shkaqet e këtij aksident. Pasditen e sotme janë regjistruar edhe dy aksidente të tjera afër njëri-tjetrit, i pari në krahës të Memaliajt ku brenda oborrit të banesës furgoni ka rrëshqitur prej pjerrësisë dhe përplasi për vdekje një të moshuar, teksa plagosi në këmbë të birin.

Kurse në Tepelenë-Mallakastër një kamionçinë e cila u fut pa sinjal në rrugë kryesore i preu rrugën një ‘”Toyota” me targa greke që brenda kishte 5 familjarë, mes tyre fëmija 6-vjeçar, që përfunduan të gjithë në spital të plagosur.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA PËR AKSIDENTIN NË FIER

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Patos-Fier, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb