CËRRIK

Dy persona, të afërm me njëri-tjetrin kanë mbetur të plagosur pas një sherri për pronën në Belsh. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, Belsh.

Shtetasit Belul Muça 60 vjeç, dhe Shefqet Muça, 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sëpatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Sipas raportimeve, kushërinjtë kanë marrë plagë në kokë e shpatull.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: