Lojtarët e Flamurtarit prisnin që të paguheshin dhe të merrnin të gjitha rrogat e prapambetura, sipas premtimit të bërë nga adminsitratori i klubit, Sinan Idrizi. Por ditët u bënë javë dhe javët muaj e lojtarët kuqezi ende nuk po shohin asgjë në llogaritë e tyre.

Pas premtimit të fundit nga kreu i klubit vlonjat, lojtarët besonin se do të mund të shlyheshin financiarisht përpara fundjavës, por diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo ka bërë që të soset durimi i brazilianit Elton Kale, që ditën e djeshme ka braktisur stërvitjen. Kale është përplasur verbalisht me Idrizin më herët gjatë ditës së djeshme pasi i ka kërkuar një afat përfundimtar Idrizit, që nga ana e tij, e ka shpërfillur lojtarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb