Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në Turqi, si dhe është plagosur bashkatdhetari i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Zeytinburnu të Stambollit rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Mediat turke raportojnë se pas një sherri mes dy grupeve, është goditur për vdekje me thikë 19-vjeccari Serxho Sharra, ndërsa mbeti i plagosur shoku u tij, shtetasi me inicialet B.M.

Mësohet se sherri mes dy grupeve nisi për shkaqe banale, ndërsa përfundoi me një bilanc të rëndë. Ndërkohë që shqiptari tjetër po lufton me jetën. Policia turke po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb